Thaçi

Hashim Thaçi: Rrjedhja e dokumenteve ka cenuar legjitimitetin e Gjykatës Speciale në sytë e qytetarëve

Në një postim të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë në Shtetet  e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar rrjedhën e dosjeve nga Gjykata Speciale. Ai u shpreh se Qytetarët e Kosovës dhe tërë bota presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve monstruoze, siç janë insinuatat për “trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja” apo për “Shtëpinë e verdhë”, në emër të të cilave ne ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara. Siç tregon historia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare. Ishte edhe shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Duke filluar me gjykatat e UNMIK-ut, Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në Hagë, EULEX-in, gjykatat vendore dhe tani me nivelin e 5-të të drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Dhomat e Specializuara.  Ndërkohë duke folur  për vizitën, në Amerikë, kryetari Thaçi thotë se aty ka marrë mbështetje të plotë për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …