Brickos

Veseli: Shtjefën Gjeçovi si pak të tjerë kundër përpjekjeve shkombëtarizuese e asimiluese ndaj popullsisë e kulturës shqiptare

Veseli: Shtjefën Gjeçovi si pak të tjerë luftoi kundër përpjekjeve shkombëtarizuese e asimiluese ndaj popullsisë shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar at Shtjefën Gjeçovin, i cili është vrarë në vitin 1928. Veseli ka thënë se ka thënë se Gjeçovi është një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar. “Sot kujtojmë vrasjen kriminale të njërës prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar, At Shtjefën Gjeçovin. Ai luftoi si pak të tjerë kundër përpjekjeve shkombëtarizuese e asimiluese ndaj popullsisë e kulturës shqiptare dhe për të ndalur këtë veprimtari të tij patriotike u vra nga shovinistët serbë më 14 tetor të vitit 1929 në Zym të Hasit. Ai jo vetëm që ka qenë veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, shkrimtar, përkthyes,  arsimtar i hershëm i shkollës shqipe dhe udhëheqës shpirtëror por mund të konsiderohet edhe si themelues i etnografisë e arkeologjisë shqiptare. Kryevepra e tij, ‘Kanuni i Lekë Dukagjinit’, është një nga arritjet më të mëdha të kulturës shqiptare por edhe dëshmi e pamohueshme e lashtësisë dhe vazhdimësisë së traditës shqiptare në trojet tona”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Marrëveshja e vitit 2013 përfshin integrimin e serbëve në Policinë dhe në të gjitha institucionet e Kosovës

Profesori dhe analisti i  mirënjohur amerikan, Daniel Serwer ka vlerësuar se Asociacioni është pyetja e …