Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur i dhuron 100 mijë teste molekulare dhe pajisje tjera për Ministrinë e Shëndetësisë

KFOS i dhuron 100 mijë teste molekulare dhe pajisje tjera për Ministrinë e Shëndetësisë në vlerë prej 1.5 milion dollarë

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ka dhuruar donacione 100 mijë teste molekulare dhe pajisje tjera për Ministrinë e Shëndetësisë. E këtë donacion e ka mirëpritur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili tha tha se me këtë donacion që ka vlerë 1.5 milion dollarësh rritet fuqia testueshme. Ai tha se ky donacion na gëzon të gjithëve sepse ndikon në mobilizim për fazat e mëtutjeshme. Ndonëse tha se situata pandemike është e qetë kujdesi nuk duhet të mungojë. Kurse, drejtori ekzekutiv i KFOS, Luan Shllaku tha se këtë vit është shtuar në agjendën e tyre ndihma për institucionet e Kosovës. Ai tha se ky grant është realizua për një periudhë të shkurt kohore.

Kontrolloni gjithashtu

AAK përjashton nga grupi parlamentar kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha

Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për …