Dhjetëra ushtarë të rinj amerikanë nisen për në Kosovë pas përfundimit me sukses të trajnimit Iowa

Dhjetëra ushtarë të rinj amerikanë nisen për në Kosovë pas përfundimit me sukses të trajnimit, në Iowa

Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkëngjiten misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Një numër i caktuar ushtarësh tashmë kanë përfunduar trajnimet në Iowa të SHBA-ve, dhe të njëjtit do të udhëtojnë për në Kosovë, ku do t’i bashkëngjiten kolegëve të tyre në “Bondsteel”. Kjo është bërë e ditur edhe me anë të një komunikate që Ushtria Amerikane ka lëshuar përmes Twitterit. “Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision. Trupat kanë përfunduar trajnimet në Iowa, dhe tani do të lëvizin për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë. NATO vazhdon të mbajë një ambient të sigurt për Kosovën”, thuhet në këtë njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …