Brickos

Ka ndërruar jetë ish i burgosuri politikë dhe veprimtari çështjes kombëtare, Sabit Krasniqi

Hydajet Hyseni: Ndahet nga jeta ish i burgosuri politik, luftëtari i patrembur i UÇK-së fitimtare, Sabit Krasniqi

Ka ndërruar jetë ish i burgosuri politik dhe veprimtari çështjes kombëtare, Sabit Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur veprimtar dhe ish i burgosuri politik, Hydajet Hyseni. “Sot, pas një përballjeje të gjatë dhe të vështura me virusin vrastar të Pandemisë “KOVID 19″, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Sabit Krasniqit. Bir i një familjeje fisnike dhe bujare në lidhje miqësie me familje të shquara atdhetare; veprimtar rinor, i zjarrtë dhe i paepur, i Lëvizjes e fshehtë atdhetare, i burgosur politik i pathyeshëm; luftëtar i patrembshëm i Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare dhe fitimtare, zyrtar i zellshëm në procesin e shtetformimit, institucionalizimit dhe demokratizimit… si dhe familjar, mik, shok dhe njeri i mirë dhe i paisur me tiparet dhe virtytet më të mira shqiptare dhe njerëzore… Atdhetar që çështje mbi të gjitha çështjt kishte lirinë dhe çlirimin. Të tillë do ta kujtojmë ne dhe do ta kenë burim frymëzim e krenarie edhe brezat e rinj, edhe brezi Çlirimit të tij, të cilin e deshi aq shumë dhe për brezin e të cilit ishte gjithmonë gati për të dhënë gjithka që ishte në mundësinë e tij. Iu bëftë dritë Kosovës, Kombit dhe brezave pasardhës!”, ka shkruar Hydajet Hyseni.

17. 10. 2020

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …