Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 janë shuar mijëra biznese

Punëdhënësit mendojnë se mbyllja totale e punishteve është gabim i madh dhe me pasoja për ekonominë

Punëdhënësit kanë shfaqur shqetësimin e tyre pas paralajmërimeve për shtimin e masave të reja dhe zbatimin e tyre rigoroz për shkak të rritjes së rasteve me virusin covid-19. Ata kanë thënë se  mbyllja totale e punishteve është veprim i gabueshëm dhe me pasoja të mëdha për ekonominë e vendit. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ka thënë se mbyllja totale e bizneseve është hap i gabueshëm, pasi sipas tij, njerëzit duhet të punojnë, por njëkohësisht edhe të mësohen të jetojnë me virusin. Ai ka shtuar më tutje se vendimi i Qeverisë për të ndihmuar me mjete bizneset është shumë i mirëseardhur por se pakoja me vlerë 60 milion euro nuk mjafton por presin që pas këtij hapi të parë të bëhen edhe hapa tjerë për të ndihmuar bizneset në mënyra të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …