Qelaj: Institucionet të kenë kujdes sepse nuk do të ketë tolerancë për askend që shkel ligjin

Avokat i Popullit, Naim Qelaj ka paralajmëruar institucionet e Kosovës dhe bartësit e tyre që të kenë kujdes sepse nuk do të ketë tolerancë për askend që shkel ligjin. Për mua ekziston vetë një qëllim që është që unë këtë mandat me përfunduar me nder, me përfunduar pa asnjë aferë korruptive dhe pa asnjë anim politik, duke e ruajtur në tërësi pavarësinë që e ka institucioni dhe vetë Avokati i Popullit, duke provuar që me ngrit edhe më tej nivelin e profesionalizmit bazuar në parimin që të drejtat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë përparësi me të gjitha ligjet tjera dhe duke u ruajtur dhe duke pasur kujdes që çdo vendim i imi të mos ketë interferim nga jashtë…Synimi im kryesor është me e rrit zbatimin e rekomandimeve sepse vetëm ashtu do të vërehet ndikimi i institucionit të Avokatit të Popullit në përmirësim të mirëqenies për qytetarët, ka deklaruar mes tjerash Avokat i Popullit, Naim Qelaj gjatë intervistës për agjencinë e lajmeve kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …