A. Hoti: Qeveria të kujdeset për realizimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, ndryshe nuk do ta kenë gjatë qeverisjen

Avdullah Hoti: Nëse konstatojmë që s’mund të arrijmë marrëveshje, do kthehemi tek masat e plota të reciprocitetit

Kryeministri,  Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia janë në proces të dialogut dhe se presin që si të zhvillohet vetëm në parimet e arritura deri më tani, pra pa ndonjë ndryshim. “Nuk preket sovraniteti i Kosovës dhe marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, obligative, ose një marrëveshje e tillë, ose s’ka fare”, tha Hoti. Ai po ashtu deklaroi se Kosova dhe Serbia vazhdojnë të jetojnë si dy vende fqinje. Asociacioni ka marrë dikur përgjigje, është vendosur dikur për këtë çështje. Në vitin 2013 kur është dhënë përgjigja me 2 të tretat në Kuvend. Kjo çështje më s’do të hapet. Marrëveshja zyrtare nëse arrihet atëherë arrihet pa u prekur territori i Kosovës dhe s’ka kompetenca të tilla Asociacioni. Ka pasur edhe deklarime publike edhe nga BE-ja lidhur me këto çështje. E kemi heq taksën e reciprocitetin për të nisur dialogun. Nuk ka dialog teknik, dhe s’ka marrëveshje parciale, që do të nënshkruajmë dhe të sjellim këtu në Kuvend, siç ishte fusnota dhe ajo për tabela. Ky është vetëm dialog për marrëveshje finale me njohje reciproke. Nëse  konstatojmë që s’mund të arrijmë marrëveshje, do kthehemi tek masat e plota të reciprocitetit”, është shprehur Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me …