Edi Rama: Rruga e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, në një rrugë me standarde europiane për qarkullim normal në diell e në borë

Edi Rama: Rruga e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, në një rrugë me standarde të BE-së për qarkullim normal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e së premtes ka nisur duke publikuar pamje nga Rruga e Kombit. Rama derisa ka publikuar videon nga ku shihen punët që janë bërë aty, ka shkruar se po bëhen punë për ta kthyer Rrugën e Kombit në rrugë me kritere evropiane të sigurisë. “Me këtë spektakël të punës së pandalshme për ta kthyer Rrugën e Kombit nga një rrugë të lënë rrugëve, burim aksidentesh, rrëshqitjesh masive gurësh e dheu, segment rreziqesh e vonesash në dimër, në një rrugë me standarde europiane sigurie, mirembajtjeje, qarkullimi normal në diell e në borë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …