Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku se hyrja e partisë se tij në Qeverinë Hoti është e vështirë, por jo e pamundur

Ka kohë që përflitet, e shpesh vjen në qendër të vëmendjes një hyrje e PDK-së në Qeverinë Hoti. Edhe tash është aktuale tema e përfshirjes në ekzekutiv e partisë që drejton Kadri Veseli. Madje për deputetin nga ky subjekt, Mërgim Lushtaku, kjo nuk është e pamundur që të ndodhë. “Është e vështirë, por jo e pamundur”, është shprehur ai. “Mbi të gjitha ka qenë vendim i partisë dhe i organeve të PDK-së që të jemi opozitë dhe të angazhohemi për të mirën e vendit nga opozita”. Sa i përket çështjes së presidentit të ri të vendit dhe mundësisë që ai të jetë përsëri nga PDK, Lushtaku ka thënë se është çështje që nuk duhet paragjykuar rreth saj. Për Lushtakun më e parapëlqyer do të ishte sikur kryetari i vendit përsëri të vinte nga UÇK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Shtrenjtimi i energjisë rrezikon largimin e investitorëve dhe eksodin e të rinjve nga Kosova

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe kalimi i menjëhershëm në tregun e hapur po …