leoni

Reagim i Shoqërisë Tregtare "Kreativ" SH.P.K ndaj të pavërtetave të shkrimit të publikuar në portalin Insajderi.org me 23 tetor 2020

Reagim i Shoqërisë Tregtare “Kreativ” SH.P.K ndaj të pavërtetave të shkrimit të publikuar në portalin Insajderi.org me 23 tetor 2020

1. Shoqeria tregtare “Kreativ” sh.p.k. eshte regjistruar prane organeve perkatese si shoqeri me kapital privat dhe me veprimtari primare punet ndertimore.
2. Gjate vitit 2018 punetoret e kesaj shoqerie kane realizuar punime ne objekte te ndryshme te kontraktuara ne mesin e tyre edhe disa objekte per kompanine “LDA Group” ne rajonin e Prizrenit dhe Gjakoves te cilat kane perfunduar ne vitin 2019, te cilat kjo kompani i kishte kontraktuar me nje projekt dy vjeçar nga MPMS dhe e cila tani eshte objekt i hetimit nga organet shteterore. Per te gjitha keto punime te shoqerise tone jane leshuar dy fatura te rregullta ( nr. 09/2020 dhe 10/2020 ne vlere prej gjithsejt 21,566 euro, e cila eshte paguar ne momentin kur debitori, kompania LDA Group ka pasur mundesi pagese.
3. Fakti se pagesa e kesaj fature eshte bere ne momentin e realizimit te transaksionit bankar, qe po hetohet nga organet hetimore eshte koincidence dhe nuk ka te beje fare me ndonje pune fiktive sic eshte pretenduar ne kete shkrim.
Prandaj, kerkojme nga portali insajderi.org qe menjehere te largoj kete shkrim nga portali nen mbikeqyrjen e tyre si dhe te largoj te gjitha nderlidhjet e ketij shkrimi me portalet tjera dhe te publikoj kete reagim ne teresi.
Zyra e avokatit të kompanisë, do te vazhdoj me procedura ankese prane organeve perkatese per mbikeqyrje te mediave te shkruara dhe do te filloj edhe proces gjyqesor prane gjykates kompetente per shpifje dhe kompenzim demi.
P.S: Ne jemi kompani private, që e kemi të angazhuar kompaninë ndër më të njohurat për auditim dhe mbikqyrje të letrave financiare që i mbikqyrë të gjitha aspektet financiare të “KREATIV”shpk, dhe se kushdo që na ka obligime të faturuara për punët e kryera nga ana jonë, ne nuk kemi mundesi me i fal askujt asnjë borxh, sepse është mundi jonë, është djersa jonë.

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …