leoni

Kosnett

Kosnett e përgëzon Kosovën për anëtarësimin në iniciativën e Thirrjes Globale për Veprim për Fuqizimin Ekonomik të Grave

Ambasadori ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përgëzuar Kosovën për anëtarësimin në iniciativën e Thirrjes Globale për Veprim për Fuqizimin Ekonomik të Grave, të udhëhequr nga ShBA-të. Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se gjatë historisë së Kosovës, udhëheqëset femra kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë dhe shoqërinë. “Ne e përgëzojmë Kosovën për anëtarësimin në këtë nismë. Gjatë historisë së Kosovës, udhëheqëset femra kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për qeverinë dhe shoqërinë. Sidoqoftë, mbetet shumë punë për t’u siguruar që gratë mund të participojnë në ekonomi plotësisht dhe lirisht”, ka shkruar Kosnett, ku ka bashkangjitur edhe një video të ministres së punëve të jashtme, Meliza Haradinaj duke e hedhur nënshkrimin e saj në deklaratën zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …