Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime nga fushëveprimtaria e saj

Qeveria e Kosovës shkarkon e Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe emëron bordin e ri

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe emërimin e bordit të ri. Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara dr. Diana Dafota është zëvendësuar nga dr. Naim Hoxha, dr. Sadete Hadri, për shkak të pensionimit është zëvendësuar me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta është zëvendësuar me dr. Diellor Rizaj. Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak.“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë 1/17 të datës 27 mars 2020 për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe formimin e bordit të ri. Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara dr.Diana Dafota zëvendësohet nga dr. Naim Hoxha, dr.Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, zëvendësohet me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta zëvendësohet me dr. Diellor Rizaj. Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …