Spartak Ngjela: Njëlloj si Beogradi dhe Moska edhe kryetari Ilir Meta po kërkon destabilitetin e Shqipërisë

Spartak Ngjela: Njëlloj si Beogradi dhe Moska edhe kryetari Ilir Meta po kërkon destabilitetin e Shqipërisë

Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta se po kërcënon se do të bëjë kryengritje popullore me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve. Ngjela ka shkruar se Meta po mendon që me paratë e grabitura të paguajë shqiptarët e varfër dhe me ta të destabilizojë Shqipërinë. Ai ka pyetur se si ka mundësi që këtë shtet, në njëqind vjet, e kanë drejtuar hajdutë dhe të shitur te fqinjët, pushtues të territoreve shqiptare.

“Në këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, deklaroi: “Europa i ka një borxh shtetit shqiptar, të cilin e krijoi të cunguar. Ky është i vetmi shtet në Evropë që rrethohet në të gjithë kufirin e vet me banorë që flasin të njëjtën gjuhë. Duhet të bashkohen të gjitha territoret shqipfolëse, duke krijuar shtetin kombëtar shqiptar, ku të jenë përfshirë tërësisht territoret shqipfolëse…”Më hapur se kaq nuk ka folur asnjë personalitet tjetër. Po politika e lartë shqiptare, çfarë thotë? Asgjë, sepse 60 përqind e asaj politike, e korruptuar, paguhet nga fqinjët dhe Rusia, me motivin: të shkatërrohet Shqipëria! Dhe, Meta, njëri prej tyre po kërkon destabilitetin e Shqipërisë. Njëlloj si Beogradi dhe Moska”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

NATO: Qetësi e brishtë në veri të Kosovës pas shuarjes së strukturave paralele serbe

Situata e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara kryesisht me popullatë serbe, …