Pas masave të reja kufizuese të Qeverisë, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme

Pas masave të reja kufizuese të Qeverisë, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme, pas masave të reja të Qeverisë në lidhje me pandeminë, që prekin këtë sektor. Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marrë vendim që të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafetëritë dhe të ngjashme në Republikën e Kosovës, u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 , përveç shërbimeve “Merr me veti“ (Take away).  “Brenda orarit të lejuar mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekte publike dhe private”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …