31 vjet nga rënia e heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia në luftë të pabarabartë me forcat okupatore serbe

31 vjet nga rënia e heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia në luftë të pabarabartë me forcat okupatore serbe

Sot bëhen 31 vjet nga rënia e dy heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, nga komuna e Besianës. Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut. Në nderim të veprës së tyre, do të mbahen këto aktivitete. Në orën 10:00 nderim pranë Obeliskut të heroit të kombit Afrim Zhitia në Llugë. Në orën 12:00 homazhe te varrezat e heronjëve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në Prishtinë. Në orën 13:00 nderim te flamuri afër vendit ku kanë rënë heroikisht heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …