Nga dita e sotme hyjnë në fuqi 29 masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia miratuara nga Qeveria e Kosovës

Nga dita e sotme hyjnë në fuqi 29 masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia miratuara nga Qeveria e vendit

Rritja e numrit të infektimeve në Kosovë ka shtyrë autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese. Duke nisur nga sot, do të hynë në fuqi 29 masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen elektronike, ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës emergjente me Coronavirus – COVID -19, ka vlerësuar dhe i ka dhënë rekomandimet për Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht për ndërmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Duke vepruar sipas këtij propozimi, Qeveria ka miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …