Biden: Është e qartë se ne do të fitojmë mjaftueshëm shtetet për të arritur 270 vota elektorale për ta fituar Presidencën

Kandidati demokrat, Joe Biden, ka dalë para medieve në Wilington të Delaware, vendin në të cilin e ka pranuar nominimin për kryetar në muajin gusht. “Njerëzit sundojnë këtu. Fuqia s’mund të merret as mohohet. Ajo buron nga njerëzit”, ka thënë Biden. “Është vullneti i qytetarëve që përcakton se kush do të jetë Presidenti i SHBA-së”. Biden ka thënë se nga ajo që shihet ai do të jetë kryetar i ri i vendit. “Tash pas një nate të gjatë të numërimit, është e qartë se ne do të fitojmë mjaftueshëm shtetet për të arritur 270 vota elektorale për ta fituar Presidencën”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …