Sot në Llapushnik në një vjetorin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Abdenin Gashi bëhen homazhe dhe nderime

Sot në Llapushnik në një vjetorin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Abdenin Gashi bëhen homazhe dhe nderime

Të dashur familjarë, miq, shokë, bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë sot me 5 Nëntor 2020 në orën 10:00 në njëvjetorin e vdekjes së Abedin Gashit (14.04.1973 – 05.11.2019) , luftëtarit të Brigadës 121 Kumanova dhe invalidët të luftës së UÇK-së bëhen homazhe pranë varrit të tij në Llapushnik. I përjetshëm kujtimi për Abedinin! Lavdi dëshmorëve të Kombit! Abedin Gashi lindi me 14 Prill 1973 në Llapushnik të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Arllat në shkollën “Emin Duraku” ndërkohë të mesmen e vazhdoj në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Drenas”. Për shkak të veprimtarisë së tij shpesh u largua nga shkolla, ku shumë shokë dhe shoqe u përpjekën dhe u maltretuan.

Duke qenë gjithmonë në sy të forcave serbe ai u rrah neper postblloqe, ndërkohë që më daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ju bashkua radhëve të saj. Abedin Gashi shërbeu në Brigadën 121 Kumanova në pikat në Llapushnik, në Gradine dhe kudo që kërkonte koha dhe rrethanat në Malet Llapusha në mbrojtje të 75 mije banoreve nëpër grykat e Maleve Berisha dhe duke shuar ëndrrën e Beogradit për të pirë kafe në Berishë. Shpeshherë duke e pare se shume familje kishin mbetur pa gjerat elementare për jete ai kishte rrezikuar jetën për të nxjerrë nga shtëpitë gjerat e nevojshme për të treguar edhe shpirtin human që kishte.

 Në çdo vend ku intensifikohej beteja ai ishte në vijën e parë duke mos ju trembur syri prej armikut dhe duke u shndërruar në një gjigant lufte më mitralozin e tij. Ai ishte vlerësuar si një nga luftëtaret trima dhe bashkëluftëtar në pikat e frontit të Halil Bajraktarit, Mentor Morines, Azem Kastratit e shumë luftëtarëve të tjerë dëshmorë. Ai humbi të dy veshkat në luftë, ndërkohë që edhe pse i sëmurë ju bashkëngjitë Trupave të Mbrojtjes së Kosovës deri në momentin kur tanimë nuk ishte në gjendje për të shërbyer. Ai në vitin 2000 ishte tërhequr nga TMK duke u përballur edhe me sfidat e pasluftës dhe duke rrugëtuar 3 here në jave për në repartin e Hemodializes në Prishtinë. Për asnjë çast të jetës së tij nuk u dorëzua dhe gjithmonë e kemi parë në çdo përkujtim të shokëve të tij.

Edhe pse në gjendje të rend ai asnjëherë nuk u dorëzua dhe ishte bashkorganizator i shume evenimenteve në përkujtim të luftës së Drejtë të UÇK-së. Abedini mbylli sytë me 5 Nëntor 2019 duke lenë pas veten gruan dhe dy fëmijët: Arbënorin 15 vjeç dhe Albionen 13 vjeç. Shokët dhe bashkëveprimtaret e shumët e kujtojnë për njeri trim, të dashur dhe guximtar. Në cdi biseda të tij ai fliste vetëm për atdheun e Bashkuar ku kishte lëne amanet që të varrosej me Flamurin Kombëtar.

Fitim Gashi

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …