PDK

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, PDK mbanë mbledhje të jashtëzakonshme

Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur të mblidhen zyrtarë të këtij subjekti politik pasi Dhomat e Specializuara ia kanë konfirmuar aktakuzën kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit. Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka folur shkurtimisht për këto zhvillime, duke thënë se s’mund të komentojë gjatë. “Lajmin e kemi pritë me keqardhje… E keni pa edhe vetë çka ka shkru z.Veseli dhe për momentin nuk mund t’ju them asgjë më tepër”, ka thënë Totaj. Ai ka paralajmëruar se në PDK do të mbahet një mbledhje, pas së cilës ata do t’u drejtohen mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …