Covid

Ulje e numrit të rasteve të reja pozitive dhe rritje e numrit të rasteve me fatalitet

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike mësohet se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një ulje të ndjeshme të rasteve pozitive me covid -19 por një ngritje të numrit të rasteve me fatalitet. Nga 1 mijë e 137 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 491 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, 215 prej të cilave janë nga Prishtina ndërsa 12 raste kanë humbur betejën me virusin korona. Numri i rasteve që janë raportuar të shëruar gjatë 24 orëve, është 66 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 mijë e 47 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 634. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe infektologët vazhdojnë të ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë në mënyre rigoroze masat anti-covid.

Kontrolloni gjithashtu

H. Bajrami: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore, në shumë prej 683 mijë euro

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është duke vazhduar …