Edi Rama

Edi Rama: O Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as me lehje, por trego pse votove pro raportit e Dick Martit?

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ftesës së Presidencës për përballje para kombit shqiptar për përgjigjen ndaj raportit të Dick Marty.

Rama i thotë Metës se dielli s’mbulohet me shoshë dhe as e vërteta me lehje e me dehje, por Presidenti duhet t’i shpjegojë popullit pse e votoi pro raportin në Këshillin e Europës.

Po ashtu kryeministri këshillon Metën mos e lëshojë gjuhën jashtë kontrollit sepse turpëron keq dëshmorët për të cilët pretendon se i do.

“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje!Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun! Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq”- shkruan Rama.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga politikanët shqiptarë se nuk po mbron krerët e politikës së Kosovës, që po përballen me drejtësinë në Hagë për krime lufte.

Përmes një mesazhi,  Rama i drejtohet ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta, duke i pyetur se pse e votuan raporton e Dick Marty në Këshillin e Evropës.

Gjithë ky debat ka filluar pasi Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit që janë tashmë në paraburgimin e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …