Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Gjykata Speciale pranim apo mohim i Luftës së Kosovës

 Është vështirë të kuptohen mekanizmat e sofistikuar të diktaturës nga qytetarët që kanë filluar të ushtrohen ndaj UÇK, si edhe ndaj vetë themeluesve e ushtarëve të UÇK. Veçanërisht, është vështirë të kuptohen  politikanët e Fuqive të Mëdha që me një përsosmëri të frikshme e sofistikuar e tejet banale, vazhdojnë të bëjnë trysni ndaj udhëheqësve të luftës. “Demokratët” i tremb, vet demokracia e drejtësia që e kanë të mbushur gojën plotë. Udhëzimet e shefave të tyre të lartë të demokracisë, janë aq të cekëta, sa mijëra qytetar të Kosovës e botës shqiptare i torturojnë trutë e tyre  për të kuptuar se çdo të thonë: Lenini, Stalini, Çerçili, Merkelli, Kolli, Obama, Trampi, Baideni, Macroni, Dic Marti, Mati Ahtisari, Putini, Dracuni, Vuqiçi, Dalema italian etj,  etj .

Në të gjitha shtetet e Evropës vepron, pothuajse i njëjti mekanizëm i veprimit e censurimit në krye e të cilave qëndron aparati shtetëror i partive të koalicionit qeveritar të atyre shteteve, kurse në Kosovë, këta mekanizma janë  të brishtë e më të dobët për shkak të mbikëqyrjes së EULEXIT, Natos  e faktorit ndërkombëtar. Nga çlirimi i Kosovës e vendosjes së UNMIKUT, EULEXI e NATOS etj në Kosovë, ky sistem presioni sa vjen e shtohet më shumë ndaj liderëve- politikanëve që e bënë luftën si: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit etj, siç e dim që ende gjenden në Hagë, po edhe  tjerët që janë dënuar më herët  nga gjykata e Hagës, Unmikut e gjykatat e Kosovës. Votimi i Gjykatës Speciale nga deputetët e kërkuar nga EULEXI, BE e SHBA u bë mbi bazën e akuzës së Dic Martit për gjoja trafikimin e organeve nga ushtria çlirimtare e Kosovës, tani nuk përmendet fare në aktakuzë. Në seancën e parë që e kërkoi  avokati i Thaçit z….. ku akuzohet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Sot, para opinionit ndërkombëtar, shqiptar po edhe para administratës së Gjykatës z. Jakup Krasniqi e presidenti Hashim Thaçi, bashkë me avokatët mbrojtës refuzuan gjitha pikat e aktakuzës si të pavërteta, gënjeshtra dhe të montuara që kanë për qëllim të komprometojnë  luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës. Kështu u deklaruan edhe Kadri Veseli e Rexhep Selimi në seancat e para që akuzohen pa asnjë fakt e argument të vërtetë.

Të gjithë e dimë që për formimin e kësaj Gjykate, ishin shtetet mike që ishin kundër raportit të M. Ahtisarit, për ta diskredituar raportin e 25 Janarit të vitit 2011, siç ishin SHBA, Anglia e Gjermania.  Është shumë interesant që deputetët që e votuan Gjykatën Speciale besonin në këshillat e aleatëve dhe ishin të bindur që po formohet një Gjykatë për zbardhjen e trafikimit të organeve të votuar nga Këshilli i Shteteve të Evropës më 25 Janar 2011, që nuk po shihet në praktikë. Kurse, deputetët që ishin kundër formimit të Gjykatës e që nuk e votuan gjakatë, sipas të gjitha gjasave u gëzuan përtej bilahit që filluan menjëherë  t’i fërkojnë duart e vrapojnë pas kapjes të shtetit. Megjithatë, nga përvoja ime si një intelektual i vogël, po edhe  i dënuar politik i kisha sugjeruar të gjithë që të jenë më të matur, më racional e më human në raste të tilla se pastaj nesër do  bëhet vonë. Kështu jemi sjellë edhe gjatë viteve 1981, 1990 e besa edhe me UÇK-në e që pastaj jemi zhgënjyer  shumë. Mënyra e arrestimit të Thaçit, Krasniqit, Veselit, e Selimit si edhe vonimi i publikimit të aktakuzës deri  më 4.Nëntor 2020, me rastin e  arrestimit të përfaqësuesve të shtetit e UÇK-së, mendoj që është bërë për ta fshehur atë se aktakuza  nuk përmban asgjë për  trafikimit të organeve po krejtësisht diçka tjetër?!…Është shumë interesant se shtetet që e kanë votuar atë Raport, nuk ishin për formimin e Gjykatës edhe ishin kundër, pasi si duket e dinin se do të demantohet e ç’veshët ai raport i ndërtuar mbi gënjeshtra. Ndërsa,  aleatët tanë me SHBA në krye si duket e gjykuan që është më mirë që të formohet gjykata speciale, nën sistemin Juridik të Kosovës se sa të OKB-së.  Kështu, sipas logjikës time, votimi i Gjykatës nga Kuvendi nuk është e keqja më e madhe, apo edhe pse u ngritë aktakuza nga Gjykata Speciale nga, po e keqja është, akuzimi  apo “ngritja” e akuzave të pa shkruara që po bëhen çdo ditë nga liderët, deputetët, partitë politike, shoqatat, OJQ, analistët, gazetat e gazetarët, apo të vet quajturit “analistë” politik po edhe qytetarët që nuk e kanë pa luftën me sy e le më të kishin luftuar për ta mbrojtur Kosovën, popullin shqiptar, familjet e rrethin e tyre të gjer, po ia mbathën këmbëve e vajtën kush në Maqedoni, kush në Shqipëri, kush në Serbi, kush në Mal të Zi, kush Turqi, kush Evropë, kush në Amerikë, kush në Australi e deri në Zelandën e Re, apo ku bren miza hekur thotë populli.

Tani jam i bindur dhe besoj që hetuesit amerikan, anglez, gjerman e hetuesit  tjerë të shteteve mike i kanë grumbulluar të gjitha shpifjet, gënjeshtrat, mashtrimet që i ka grumbulluar Serbia së bashku edhe me shumë “shërbëtor” të saj nga disa shqiptar, analistë, politikanë, e bashkëpunëtorë qysh nga vitet 1981 e më herët, e shërbimet tjera armiqësore që i kanë perka ditë në aktakuzë që janë të bindur se Gjykata ka me i hedhë si të pabaza dhe shpifje ordinere të ndihmuar nga materialet shpifëse të sigurimit Serb.

Politika serbe, shërbimi kombëtar serb  dhe shërbimi inteligjent në krye me Vuqiçin, e dinë mirë rrezikun që po e pret pas kësaj Gjykate, prandaj i ka angazhuar të gjitha shërbimet e saja speciale që të mashtrojnë, nxisin, stimulojnë, ndihmojnë për të penguar veprimtarinë e institucioneve të Kosovës, prokurorinë e specializuar dhe ti dënojnë disi udhëheqësit e UÇK-së me qëllim që ta shpallin UÇK organizatë Kriminele, terroriste e kundër  BE, SHBA e NATOS.

Të gjithë qytetarët shqiptar po edhe opinioni i brendshëm e ndërkombëtar e dinë që edhe pa Gjykatën Speciale, janë dënuar e ndëshkuar shumë ushtarët e UÇK-së që di kund  janë dënuar mbi 80 ushtar e komandant të luftës. Këto dënime i kanë shqiptuar: Gjykata e Hagës, UNMIKUT, EULEXIT po edhe gjykatat vendore siç janë: Ushtarët e Grupit të Dukagjinit, Drenicës, Llapit, Kaqanikut, Pashtrikut e grupet tjera.

Nga ana tjetër ka pasur  atëherë po edhe  sot zëra që mendojnë se udhëheqësit e UÇK-së,  “ ishin” e vazhdojnë t ë “jenë” kundër Kosovës e shqiptarëve e harrojnë që Liria ka emër e mbiemër. Kjo është UÇK-ja. Një nga këto dokumente që e provojnë këtë dashakeqësi e mundohen të bëjnë komplot ndaj UÇK-së e udhëheqësve të saj,  me vetëdije apo pa vetëdije, janë shkrimet, letrat, deklaratat e analistëve të pa ndër gjegjshëm si edhe komentet e një numri jo të vogël i ca shkrimtarëve të salloneve. Mirëpo, sipas shumë studiuesve serioz për e rreth UÇK-së,  diplomatëve e politikanëve siç  Bajdeni, senatori Doll etj, deklarojnë që Kryetari i Drejtorisë Politike të Kosovës z. Hashim Thaçi është Vilsoni i Kosovës.

Më 11. 11. 2020

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …