Ndahet nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtari i FSK-së, Bajram Popaj nga Fortesa Rahovecit

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Popaj, nga fshati Fortesë i Rahovecit. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili në një shkrim publikuar në rrjetin social ka thënë se Popaj e kreu me nder misionin e çlirimit të atdheut. Pas përfundimit të luftës, Popaj vazhdoi të jetë fillimisht si komandant brigade në TMK e më pas edhe në FSK. Ndryshe, dy ditë më parë, në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, pjesëtarët e FSK-së dhuruan gjak për t’i dalë në ndihmë ish-ushtarit, Popajt.

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …