Haradinaj: Kërkova nga Gjermania që të shtyjë përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën

Haradinaj: Kërkova nga Gjermania që të shtyjë përfundimisht përpara liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Gjermani, ku sot ka takuar drejtoreshën në Ministrinë e Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s, Susanne Schutz dhe Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim është diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona, si dhe sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë. Haradinaj ka kërkuar nga Gjermania që përfundimisht të shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën. “Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyjë përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, shkruan Haradinaj,

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: PDK, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të …