Prokuroria thotë se gjykimi kundër katër autoriteteve më të larta të UÇK-së mund të nis në verën e vitit 2021

Prokuroria thotë se gjykimi kundër katër autoriteteve më të larta të UÇK-së mund të nis në verën e vitit 2021

Gjykimi kundër ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e shefit të grupit parlamentar të LV-së, Rexhep Selimit mund të nis në verën e vitit 2021. Kështu të paktën kanë deklaruar në seancën e sotme nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas tyre, nuk ka arsye se pse gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve të mos nisë në verën e vitit 2021. Këtë propozim të prokurorisë e kanë kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve. Sipas tyre, ky propozim është absurd, derisa, kanë dhënë edhe propozimin e tyre se kur duhet të nis gjykimi. Mbrojtësit e Thaçit e të Veselit, David Hooper dhe Ben Emmerson, kanë thënë se gjykimi të nisë tek më 2022, konkretisht pas 18 muajve.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …