Kuvendi

KMDLNj: Seancat e stërzgjatura të Kuvendit me diskutime të zbrazëta dhe monotone po e rrezikojnë shëndetin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut që në fillim të pandemisë Covid-19, me një letër drejtuar Kryesisë së Kuvendit dhe kryetares Vjosa Osmani, pati kërkuar që të ndërmerren masa mbrojtëse për deputetët dhe administratën. Përkundër kësaj, një numër i deputetëve dhe administratës janë infektuar me Covid-19. Së fundi, edhe kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e presidentes Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv me Covid. KMDLNj përmes një reagimi për medie ka theksuar se seancat e stërzgjatura të Kuvendit po e rrezikojnë shëndetin. Sipas këtij këshilli, “seancat me diskutime të zbrazëta, monotone të cilat përfundojnë kryesisht me disa deputetë që e luajnë rolin e mohikanit të fundit, pa kuorum që, përveç se nuk prodhojnë asgjë, i mërzisin qytetarët para ekranit televiziv sikur që e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të pranishmëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …