NATO mbetet e përkushtuar në misionin e saj në Afganistan, pavarësisht tërheqjes së trupave amerikane

NATO mbetet e përkushtuar në misionin e saj në Afganistan, pavarësisht tërheqjes së trupave amerikane

NATO mbetet e përkushtuar në misionin e saj në Afganistan, pavarësisht nga njoftimi i SHBA-së për reduktimin e trupave të saj atje në 2.500 anëtarë personeli deri në mes të janarit 2021, sipas një deklarate nga Aleanca. “NATO do të vazhdojë misionin e saj për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë”, tha zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungescu. “Ne jemi, gjithashtu, të përkushtuar t’i financojmë ato deri në vitin 2024”, shtoi ajo. Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi më parë kundër largimit kaq të shpejtë të trupave nga Afganistani, duke theksuar se vendi i shkatërruar nga konflikti mund të bëhet edhe një herë platformë për terroristët ndërkombëtarë, që synojnë vendet perëndimore.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …