Kryetari i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden thotë se nuk do të detyrojë bllokim kombëtar, pavarësisht ringjalljes së pandemisë së COVID-19 në vend në javët e fundit. “Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë në sytë e mi një bllokim total kombëtar. Unë mendoj se do të ishte kundërproduktiv”, tha demokrati në një konferencë shtypi në Wilmington, Delaware. “Unë nuk do ta ndal ekonominë, pikë! Unë do të ndaloj virusin”, shtoi ai, duke siguruar se do të ndjekë rekomandimet e shkencëtarëve pas vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Biden e ka bërë luftën kundër pandemisë përparësinë numër një në mandatin e tij të ardhshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin
Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
