Bashkimi Evropian

BE do ta përkrah Kosovën në luftimin e ndikimit të krizës se shkaktuar nga pandemia me 26.5 milion euro

Sot nënshkruhet kontrata me vlerë 26.5 milion euro të përkrahjes së BE-së në luftimin e ndikimit të krizës COVID-19 në Kosovë. Ambasadori Szunyog, Shefi i Zyrës së BE/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomáš Szunyog, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19. Pagesa e parë prej 20.5 milion pritet të realizohet para fundit të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …