Joe Biden thotë se nuk do ta bëjë bllokimin e vendit pavarësisht ringjalljes së pandemisë se virusit korona në javët e fundit

Biden: Nuk do ta bllokojmë vendin pavarësisht ringjalljes së pandemisë se virusit korona në javët e fundit

Kryetari i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden thotë se nuk do të detyrojë bllokim kombëtar, pavarësisht ringjalljes së pandemisë së COVID-19 në vend në javët e fundit. “Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë në sytë e mi një bllokim total kombëtar. Unë mendoj se do të ishte kundërproduktiv”, tha demokrati në një konferencë shtypi në Wilmington, Delaware. “Unë nuk do ta ndal ekonominë, pikë! Unë do të ndaloj virusin”, shtoi ai, duke siguruar se do të ndjekë rekomandimet e shkencëtarëve pas vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Biden e ka bërë luftën kundër pandemisë përparësinë numër një në mandatin e tij të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …