Në 24-orët e fundit, 820 qytetarë janë gjobitur nga Policia e Kosovës për shkak se nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet shtetërore, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit të ri. Nga të dhënat e Policisë së Kosovës mësohet se nga 26 gushti e këtij viti, kur Qeveria ka miratuar ligjin anti-Covid, e deri më tani, policia i ka shqiptuar 80 mijë gjoba ndaj qytetarëve që kanë shkelur këto masa. Sipas Ligjit për Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse që u votua nga Kuvendi i Kosovës, shuma e gjobës që ndëshkohen qytetarët varion nga 35 deri ne 500 euro. Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi mund të jetë 35 euro, për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euro, ndërsa për mosrespektim të vetizolimit 500 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut
Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …