Naim Fetahu zotohet se qysh në mandatin e parë si kryetar i Besianës do t’u jap përgjigje shqetësimeve kryesore të qytetarëve të kësaj komune

Naim Fetahu zotohet se qysh në mandatin e parë si kryetar i Besianës do t’u jap përgjigje shqetësimeve kryesore të qytetarëve të kësaj komune

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Besianës, Naim Fetahu, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 29 nëntorit. Në prezenvë të kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, Fetahu ka thënë se ndryshimi i vetëm i vërtetë për Besianën është PDK. Më tutje, Naim Fetahu ka denoncuar keqqeverisjen 20 vjecare të LDK-së në këtë komunë, duke përmendur disa nga problemet kryesore. Ai ka premtuar se qysh në mandatin e parë si kryetar i Besianës do t’u jap përgjigje shqetësimeve kryesore të qytetarëve. Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Besiana ka shansin e artë që të bëjë ndryshimin në të mirë të qytetit të tyre me Naim Fetahun kryetar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …