1 vit nga tërmeti prej 6,4 ballësh që e goditi Thumanë dhe mori jetën e 51 personave si dhe lëndime moren mbi 900

1 vit nga tërmeti prej 6,4 ballësh që e goditi Thumanë dhe mori jetën e 51 personave si dhe lëndime morën mbi 900 të tjerë

Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit të 2019-ës një tërmet prej 6,4 ballësh goditi fshatin Thumanën në Durrës. Tërmet ky që për pak sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore. Nga ky tërmet i fuqishëm humbën jetë 51 persona, u lënduan 913 të tjerë e po ashtu u prekën edhe plotë 202 mijë persona në disa bashki. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga “Livoçi i Epërm” Gjilanit, Shemsedin e Isa Abazi të cilët humbën jetën tragjikisht nënë gërrmadhat e njërit nga hotelet që u shembe atë ditë. Një vit më parë gjithçka aty u rrënua. Thumana u kthy në një vend “fantazmë”. Ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie ishin pamjet që mund t’i kapte syri nga kjo tragjedi. Tenda të shumta u vendosën përreth që të paktën të moshuar e fëmijë të strehoheshin aty.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …