Shaip Kamberi thotë se vetëm Shtet e Bashkuara të Amerikës mund ta detyrojnë Vuçiqin  që ta njohë Kosovën

Shaip Kamberi kërkon që t’ iu bëhet ADN-ja mbetjeve mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve të gjetura në Kizhevak

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka shtruar dy pyetje Qeverisë së Serbisë. Një ndër çështjet që ka ngritur Kamberi është edhe për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak në afërsi të Rashkës e që dyshohet të jenë mbetje të shqiptarëve. Ai ka kërkuar që pas përfundimit të analizave të informohet si deputet dhe pos tij të njoftohet edhe parlamenti. Kamberi ka pyetur edhe për komunën e Medvegjës që është duke u zhvilluar një proces masiv i pasivizimit të adresave të qytetarëve të cilët po i humbin të drejtat e tyre civile dhe bashkë me to edhe të drejtën e votës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …