Hoxhaj e takon ambasadorin italian, Nicola Orlando, me të cilin bisedojnë për situatën aktuale në Kosovë

Hoxhaj e takon ambasadorin italian, Nicola Orlando, me të cilin bisedojnë për situatën aktuale në Kosovë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando, me të cilin kanë biseduar edhe për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë Gjykatën Speciale, pandeminë dhe krizën institucionale e politike. Përmes një postimi në rrjetin social, Hoxhaj ka bërë të ditur se bashkë me anëtaren e kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu Kodra, kanë pritur në takim ambasadorin Italian, Nicola Orlando. Ai, gjithashtu tha se pashmangshëm, biseduan edhe për situatën rreth pandemisë Covid-19, duke konstatuar se kjo situatë duhet të menaxhohet me sa më shumë përgjegjësi dhe angazhim me të gjitha kapacitetet institucionale e njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …