Isa Mustafa

Isa Mustafa: Vetëgjyqësia në sallën e Kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar lidhur me paralajmërimet e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës në Kuvendin e Kosovës në rast se pjesëmarrës do të jetë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Këto paralajmërime ai i ka cilësuar si ‘sjellje jodemokratike dhe banditeske”. Mustafa ka thënë se Vetëvendosjes i nevojiten edhe ‘bishtat e sakicave të Shpejtim Bulliqit”. “Vetëgjyqësia në sallën e Kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme dhe ligjërisht e patolerueshme. Një sjellje e tillë është jodemokratike, është banditeske. Iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave te Shpejtim Bulliqit”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: Barazia gjuhësore dhe bashkëjetesa, çelësi i së ardhmes së Maqedonisë së Veriut

Opinionisti Ethem Çeku ka reaguar mbi zhvillimet e fundit që lidhen me të drejtat gjuhësore …