Ministri Zharku, nënshkroi Udhëzimin Administrativ

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nënshkroi të enjten Udhëzimin Administrativ (MI) NR.01/2016 për procedurat dhe tarifat e inspektimit dhe certifikimit të automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e procedurave për inspektimin dhe certifikimin e automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme, tarifat për inspektimin e automjeteve dhe procedurat për vlerësimin e kushteve për dhënien e autorizimit për subjektin për inspektimin periodik të automjeteve për transport të mallrave të rrezikshme.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për të gjithë operatorët që ushtrojnë veprimtarinë e transportit rrugorë vendor dhe ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme për mjetet me motor për transport mallrash.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …