Pal Lekaj

Lekaj: Pavarësisht dallimeve, AAK-ja është e përkushtuar që opozita të jetë e bashkuar

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kjo parti politike do të jetë në një listë të përbashkët me opozitën vetëm si subjekt i barabartë me Lëvizjen Vetëvendosje!  Ai ka treguar se kjo gjë tani për tani nuk po i pëlqen subjektit më të madh opozitar. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Lekaj ka thënë se AAK-ja nuk do të bëhet bisht i Lëvizjes Vetëvendosje! “E theksoj edhe një herë se oferta jonë parasheh që në mënyrë të barabartë të trajtohemi si subjekte politike brenda koalicionit. Kështu që, ndoshta Lëvizja Vetëvendosje! ka menduar ndryshe, që AAK-ja të jetë bisht i saj, mirëpo kjo nuk do të ndodhë asnjëherë. Ne e kemi subjektivitetin tonë dhe do ta ruajmë atë”, ka thënë Lekaj. Ai ka vlerësuar se, pavarësisht dallimeve ndërmjet tri subjekteve politike, AAK-ja është e përkushtuar që opozita të jetë e bashkuar deri në fund dhe që para qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme të dalë me një listë të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …