Brickos

Berat Rukiqi: Është hipokrizi thirrja për respektimin e masave kur në të njëjtën partitë politike po e shkelin ligjin

Rukiqi: Oda Ekonomike e Kosovës është kundër mbylljes të plotë pa u përkrahur financiarisht bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është shprehur se duhet të veprohet në mënyrë të shpejtë që bizneseve kosovare t’u mundësohet mbijetesa. “Nuk po flitet për fitim, por për mbijetesës. Po flasim për ruajtjen e vendeve të punës”. “Ka nevojë për ndërhyrje të shtetit. Është nder rastet e rralla kur shteti duhet të jetë afër qytetarëve dhe bizneseve”, ka thënë Rukiqi. Ai ka thënë se si institucion që është në mbrojtje të bizneseve, nuk duan që të ketë një mbyllje të sërishme pa u ndihmuar ekonomia.“Nëse ka mbyllje duhet të ketë përkrahje financiare për bizneset. Nuk mund ta mbyllësh komplet qarkullimin. Kur merret në total po mbyllet 80% e ekonomisë”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …