Hoxhaj: Ne jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve

Hoxhaj: Ne jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar mbrëmë tri degët e PDK-së, në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime. Gjatë këtyre takimeve, Hoxhaj i ka njoftuar anëtarët e këtyre degëve me zhvillimet e fundit në lidhje me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe propozimet e PDK-së, të cilat do të jenë pjesë e pakos dhe votimit që pritet të bëhet të sot. “Ne vazhdojmë të jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve. Ata kanë nevojë ta ndjejnë dorën e shtetit çdoherë, e sidomos tani në kohë pandemie”, ka thënë ai. Degët e PDK-së në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime janë shprehur të kënaqura me masat e propozuara nga PDK-ja për rimëkëmbje ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …