Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Deklarata e Misionit dhe PDK-ja, në të sotmen!

Politika tani e do mendimin, qetësinë, e do alternativën, debatin dhe kundërshtimet programore në vend të personifikimeve e demonizimeve.
Ndryshe, nuk kanë vlerë as mendimi i thënë e as vargu i shkruar , as virtytshmëria e vizioni.
Humbim të gjithë.
Humb Kosova.
Alternativa deri më tani ishte kthyer në tendencën për zëvendësim në secilën formë dhe me secilin mjet.
Mënyra e tillë e vjetër e të bërit politikë, me të madhe po kontribuon jo në krijim të alternativave dalluese programore, por humbje të imazhit të jashtëm të Prishtinës.
Bazë e alternativës duhet të jetë gatishmëria e dëgjimit me qëllim për t’u kuptuar mes veti si e arritur e konsensusit primar e më pas konsensuset tjera si beteja ndaj të keqës, krimit, korrupsionit, familjarizmit, etj.
PDK-ja, në të sotmen !
PDK-së, si strukturë i duhet një DEKLARATË PUBLIKE E MISIONIT dhe ndërlidhjes e identifikimit me të.
Të paraqitet saktë me agjendën e vet duke qartësuar objektivat programore karshi çdo gjëje që lidhet me të ardhmen e vendit.
Deklarata e Misionit duhet të krijojë ambient për të bërë që edhe në politikë të lindin merita për të tashmen, dhe mos të jetohet vetëm me meritat për të kaluarën.
Deklarata për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike është vetëm njëra nga pjesët e tërësisë së Deklaratës së Misionit.
PDK-ja, duhet të vazhdojë me pjesët tjera, si oferta e përbashkët karshi marveshjes finale Kosovë-Serbi pa përjashtuar alternativat në të dy pozicionet dhe si e tillë të artikulohet qartë edhe në formë të shkruar nē Uashington e Bruksel.
PDK-ja, duhet të vazhdojë me shpalosjen e ofertës tjetër e dalur nga konsensusi primar politik, e që dëshmon për arritjen e një objektive e cila synon diplomacinë ekonomike të përbashkët Kosovë-Shqipëri brendae jashtë Ballkanit.
Dhe shumë pika tjera të cilat do të ngërtheheshin në Deklaratën e Misionit.
Deklarata e Misionit nga PDK ja, apo Reforma për ta fituar paqen
Me Deklaratën e Misionit dëshirojmë të strukturojmë subjektin që me të bërat tona e fitojmë PAQEN?
Veprimtarët e devotshëm, qytetarët janë të etur të dëgjojnë një ide të mirë, një shpresë të re, një perspektivë të re, e cila do të shënonte në praktikë një fillim të kësaj faze.
Sot, qartazi duhet vendosur kufirin ndarës mes të mirës e së keqes, të ligjshmes e të paligjshmes, dijes e paditurisë, meritokracisë e lajkatarëve dhe, këtu është baza e reformës.
Reforma nuk është zëvendësim i njerëzve por i mënyrës së të bërit politik. Ky ndryshim apo kjo kauzë grupon veprimtarët e përkushtuar. Ndryshe subjekti  konceptohet si stacion  i interesgjinjve e jo si dikur kur ekzistonte ideali për t’i shërbyer vendit me nder e devotshmëri!
Politika duhet ta kthejë politikën e shpresës!
Dëshirat, interesat, egot, prepotenca na e përbëjnë ritmin e jetës politike në Kosovë, qoftë në rrafshin individual apo edhe të strukturuar nëpër subjekte partiake.
Mendoj të jetë koha e fundit për t’u ndalur dhe pushuar pak ata të cilët janë të mbuluar me dëshirat e tilla pasi, nëse nuk reflektojnë do të shpenzohen shpejtë, e mbase pas një kohe të hudhen si leckë.
Të tillët duhet të aftësohen për të pirë ujë nga burimet e paqes, të ndershmërisë, ligjshmërisë për të arritur qetësinë e duhur politike.
Ndryshe do kemi politikē e cila nuk do të kërkojë më pak korrupsion por më shumë mundësi për të marrë pjesë në të.
Deklarata e tillë e Misionit, në mënyrë të detajuar (kjo paraqet vetëm pjesën hyrëse) e bën progresin. Ndryshe, opsionet tjera na çojnë drejt regresit.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …