Arbëreshë Krasniqi: Vjosë, ti i shkëpute kontratën në letër Walkerit, por ai gjithmonë̈ do të jetë këshilltarë e mik i popullit të Kosovës

Krasniqi: Vjosë, ti i shkëpute kontratën në letër Walkerit, por ai gjithmonë do të jetë këshilltarë e mik i Kosovës

Pas shkëputjes së kontratës nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Kosovës Vjosa Osmani për ambasadorin William Walker ka reaguar edhe deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi. Ajo këtë veprim e ka quajtur të ultë . “Vjosë i ke shkëputur kontratën dëshmitarit më të rëndësishëm të masakrës së Reçakut. Përmes këtij njeriu të madh, bota ktheu kokën përpara gjenocidit që u bëhej shqiptarëve. Vjosë është veprim tepër i ulët ky. Kontratën e ke shkëputur në letër por, Walker gjithmonë do të jetë këshilltarë e mik i popullit dhe Republikës së Kosovës. Ndërsa ti, dita ditës po tregohesh se nuk je as për popull e as për shtet!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …