Nga pasojat e virusit korona a ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Eset Ujkani

Nga pasojat e virusit korona a ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Eset Ujkani

Nga pasojat e virusit korona ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së,  Eset Ujkani, ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. “U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së, Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkëveprimtari im. Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shalës, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenergjetikes, atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar. Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem ta fitojë edhe këtë betejë na le përgjithmonë. I falënderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shëndetësor e mbështetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!”, ka shkruar Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …