Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar lidhur me masat e reja që ka ndërmarrë shteti duke bërë të ditur se nga data 16 dhjetor deri më 10 janar Gjermania do të mbyllet sërish. Sipas njoftimit, thuhet se të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Kosovë, i kanë kufijtë e hapur por që duhet respektuar masat e parapara. “Për të gjithë të interesuarit që duan të udhëtojnë në Kosovë: kufijtë nuk janë mbyllur por për këtë duhet respektuar masat e parapara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë për testimet dhe karantinimet”, ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Gjermani.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …