Monika Kryemadhi tërhiqet nga protestat e dhunshme pas vërejtjes së ambasadores së Amerikës në Tiranë, Yuri Kim

Monika Kryemadhi tërhiqet nga protestat e dhunshme pas vërejtjes së ambasadores së Amerikës në Tiranë, Yuri Kim

Gruaja e Ilir Metës dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tërhiqet nga protestat pas vërejtjes së ambasadores së Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. E pyetur mbi takimin e zhvilluar pas nisjes së protestave me ambasadoren Yuri Kim, u shpreh se “ambasadorja kërkonte një distancim ose një deklaratë. Unë i thashë nuk kam pse të bëj deklaratë për sa kohë nuk jam organizatore e saj. Sigurisht që të gjithë, simpatizantë, anëtarë drejtues të LSI-së, janë atje si qytetarë, edhe si vëzhgues”. Ajo shtoi se, ambasadorja Yuri Kim i ka kërkuar asaj që të largojë të rinjtë e LSI nga dhuna. Ajo. sipas të dhënave të saj, kishte të dhëna që paguheshin protestues për të dalë në protestë dhe për të dhunuar institucionet. Unë mendoj që do ishte gjëja më e mirë që qoftë ambasadorja apo kushdo tjetër t’i  çojnë para drejtësisë. Ajo më kërkoi që unë si kryetare e LSI të merrnim masa që të paktën me njerëzit tanë, me të rinjtë tanë t’i largonim nga dhuna ose nga veprimet vandale. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …