leoni

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Çka paralajmëron vizita e Llavrovit në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë

Vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Llavrov në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë, solli vazhdimësinë e përpjekjeve ruse në planin diplomatik për forcimin e pykës kundër perëndimit dhe SHBA-ve.

Mesazhet ishin të qarta, të adresuar ndaj BE dhe ndërmjetësimit të negociatave Kosovë-Serbi, që adresojnë një lloj Asociacioni të komunave serbe në Kosovë, që do të krijonte një mini shtet brenda Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Këto mesazhe politike, kreu serb, me marjonetat e ulura në Qeverinë e Kosovës nga lista serbe, i kombinojnë edhe në teren me prishjen e sigurisë!

Ky  është një mesazh kundërpeshe, që vjen pas politikës orjentuese të Komitetit për Siguri të Senatit Amerikan, për Ballkanin, Kosovën dhe Bosnjën, adresuar administratës, Biden!

Kjo diplomaci e tyre, synon ta zhbëjë, ta degradojë, ta minojë dhe kudo që ka suksese të ngulit gozhda në teren në shtetet rreth e përqark Serbisë!

Çështjet e pa mbyllura; pozita e Kosovës, as në BE, as në KE, as në OKB. Pastaj, mos antarësimi i Shqipërisë e Maqedonisë në BE dhe pozicioni i BH, me ndikim të madh të serbëve dhe koncenzusin e domosdoshëm t’pajtimit në çështjet vitale të shtetit, janë çështje të hapura dhe pika të dobëta të BE-së dhe eurodemokracisë perendimore, ku Rusia me satelitin e saj të devotshëm-Serbinë, vazhdimisht, kurdisë probleme në teren dhe lëshon deklarata politike në favor të Serbisë, e cila ka bëra luftëra shfarosëse në Ballkan, në përpjekje të gllabërimit të territoreve dhe pastrimit etnik!

Me urgjencë, BE dhe SHBA, duhet të veprojnë dhe të flasin me një zë.

Për Kosovën, sa më parë të bëjnë Liberalizmin e Vizave. Në aspektin e sigurisë ta bëjnë partenere të NATO-së, duke ofruar modele të avancuar për Kosovën!

Me shpejtësi të hedhën hapat drejt avancimit në MSA.

Ndërsa, Shqipëria e Maqedonia të avancojnë drejt anëtarësimit në BE, qoftë edhe si anëtare me ndonjë status anëtarësimi të mbikëqyrur nga BE.

Të veprohet me hapa më radikal në aspektin e sundimit të ligjit dhe nxitje të zhvillimit ekonomik te këto vende.

NDËRSA, kjo klasë politike, te ne, e sondazhuar nga shumë matës kredibil të asociacioneve të pavarura, po e nxjerr të fuqishme Lëvizjen Vetëvendosje. Një forcë e fuqishme politike mund të stabilizojë dhe kthejë besimin dhe sigurinë e qytetarëve në institucione të shtetit.

E domosdoshme është e folmja me një zë, e shqiptarëve në Ballkan dhe Diasporë karshi Serbisë! T’i vihet një kusht i domosdoshëm  Serbisë që të njoh krimet e bëra në Kosovë, me ngritje të kësaj problematike në KE, BE dhe OKB.

Prandaj, forcat politike në Kosovë, mos ta mbajnë peng jetën e ngulfatur të qytetarëve tanë, por të hapin rrugë sa më parë, duke shkuar në zgjedhje, për të stabilizuar proceset politike, dhe për të këputur apetitet serbo-ruse, e për të ndalur fërkimin e duarve të tyre për t’ keqën tonë!

Këta hapa politik, ekonomik dhe të sigurisë, janë domosdoshmëri veprimi, për shuarje, sadopak, të apetiteve shekullore ruso-serbe!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …