Brickos

Kryeministri Hoti: Buxheti i shtetit për vitin 2021 do të dërgohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri Hoti: Buxheti i shtetit për vitin 2021 do të dërgohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se vendi është në situatë specifike politike, porse është shprehur optimist se së shpejti do ta dërgojnë në Kuvend buxhetin për vitin 2021. Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas miratimit të planeve të menaxhimit të aseteve të trashëgimisë kulturore, atij për Qendrën Historike dhe atij për Kalanë e Prizrenit. Ai është shprehur i sigurt se buxheti do të dërgohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës. I pyetur se si ndjehet qeveria pasi nuk po ka vota që të kalojë ligjet, Hoti tha se ndodhen në një situatë specifike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …