Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Enver Hoxhaj: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një vendim i pritur për shkak të krizës politike të krijuar

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit të Kushtetueses që e rrëzon qeverinë Hoti dhe e çon Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme. Para mediave, ai ka thënë se ky ka qenë një vendim i pritur  për shkak të krizës politike të krijuar. Ai akuzoi qeverinë Hoti dhe atë Kurti për qeverisje të dobët dhe mashtrim të qytetarëve. Madje ai tha se përveç  votimit të rimëkëmbjes ekonomike, vendimi i Kushtetueses ishin dy lajmet e vetme të mira që nga tetori i vitit të shkuar. “Ju e dini që gjatë një viti këto dy parti nuk kanë pasur sjellje shtetërore dhe as vetëdije shtetërore. Ne si parti demokratike dhe opozitare, ky degradim nuk na gëzon. Përkundrazi ne me qasjen tonë i kemi dhënë vendit një mbështetje. Të vetmet lajme të mira që nga tetori i vitit të shkuar janë projektligji për rimëkëmbje ekonomike dhe  vendimi i djeshëm i Kushtetueses”, tha ai. “PDK shumë shpesh dhe në mënyrë sistematike ka ftuar partitë që të mblidhen dhe ta votojnë shpërbërjen e parlamentit. Që nga tetori i vitit të kaluar, shumica e partive parlamentare kanë manipuluar me të drejtën e qytetarëve duke manipuluar me atë vullnet dhe duke pasur interesa të ngushta”, tha Hoxhaj në fund

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu: Albin Kurti po vazhdon të udhëheq qeverinë me 109 asistentë, edhe pas dorëheqjes

Në dritën e lajmeve për emërimin e mbi 70 asistentëve personalë nga deputetët e Kuvendit …