leoni

Memli Krasniqi: Albin Kurti po frikësohet të marr përgjegjësi dhe po e çon vendin sërish në zgjedhje

Memli Krasniqi: Partia Demokratike e Kosovës do të garojë më listën e garuesve më të mirë nga të gjitha partitë

Ka përfunduar takimi në mes të Vjosa Osmani me Memli Krasniqin nga Partia Demokratike e Kosovës. Pas takimit, Krasniqi tha se PDK edhe mbrëmë ka deklaruar se e mirëpret vendimin e Kushtetueses për zgjedhje. Ai theksoi se s’mund të deklarohen tash nëse do të garojnë të vetëm apo me ndonjë parti tjetër si partner, por që subjektiviteti i PDK-së, është prioritet që s’do të cenohet asnjëherë. “Edhe në zgjedhjet e kaluara disa parti të vogla kanë qenë pjesë e jona, parti të respektuara si partner tradicional, që i kemi pasur në listë të përbashkët, është e mundur të kemi partner edhe tash, por që s’është ky prioriteti ynë. Mund të them se do të garojmë më listën e garuesve më të mirë, se nga të gjitha partitë e tjera, ku do të gjejmë vetën secila grupmoshë e kështu me radhë”, shtoi ai. Ai theksoi se se në program do të jetë para se gjithash një projekt ekonomik i PDK-së, sidomos për vitin 2021/2022 që sipas tij do të jenë nevojat më të mëdha për qytetarët

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …